118 Emilia-Romagna: Home page
mappa Emilia-Romagna

Notizie dalle Centrali OperativeNotizie dalle Centrali Operative

  • Regione Emilia-Romagna
  • AIDS - Rafforziamo le difese
  • Saluter
  • R3
  • Trauma Link
  • EENA - European Emergency Number Association

UdhëzimeUdhëzime

Për të vepruar në mënyrë korrekte, Qendra Operative ka nevojë të kuptojë mirë :  KU ka  ndodhur dhe  ÇFARË ka ndodhur.

Është kjo arsyeja që personit, i cili telefonon Qendrën Operative, i bëhen disa pyetje të thjeshta. Kur  përcaktohet se është vërtet e nevojëshme, niset mjeti i ndihmës së shpejtë me të gjitha paisjet e duhura. Vetëm nëpërmjet informacioneve të sakta, të dhëna nga personi që telefonon,  ndërhyrja e 118 mund të jetë e saktë dhe e përshtatëshme për cdo rast të veçantë .
Të japësh të dhëna të sakta nuk do të thotë të humbësh kohë, përkundrazi, të fitosh kohë.
Nganjëherë do të thotë të shpëtosh jetën e një njeriu.

KU ka ndodhur
Është  shumë e rëndësishme për Qendrën Operative të kuptojë KU kërkohet ndërhyrja e shpejtë.
Përcaktimi i saktë i vendit  ështe, ne fakt, elementi i parë që mundëson suksesin për çdo ndërhyrje të shpejtë.
Numri i telefonit të personit që telefonon Qendrën Operative shfaqet në çentralin telefonik të Qendrës Operative. Qendra ka mundësinë që, në më të shumtën e rasteve, të ketë një informacion të menjëhershëm mbi zonën nga niset telefonata. Në rastet kur telefonohet nga celulari, përcaktimi i zonës është më i  vështirë.
Përcaktimi i vendit ku kërkohet ndërhyrja e shpejtë nga ana e atij që telefonon, është tepër e rëndësishme!

Të japësh të dhëna të sakta  nuk dotë thotë të humbësh kohë, përkundrazi, të fitosh kohë.
Nganjëherë do të thotë të shpëtosh jetën e një njeriu.

ÇFARË ka ndodhur
“Përse kur telefonoj për  të kërkuar një autoambulancë ata më bëjnë gjithë ato pyetje? Unë kam nevojë urgjente, ndërsa ata humbin kohë! Për çfarë u interesojnë gjithë ato pyetje? Duhet të më dërgojnë shpejt autoambulancën dhe mjaft!”
Kjo mënyrë e të arsyetuarit  është e lidhur me mendimin që të gjitha  autoambulancat janë njëlloj: shërbejnë për të trasportuar  me shpejtësi një të plagosur, një të sëmurë në spital ku do të gjejë shërbimin e duhur për të cilin ka nevojë.

NUK ËSHTË E VËRTETË
Nuk është e vërtetë që të gjitha autoambulancat janë njelloj: në teritorin e Komunës së Bolonjës janë:

  • ambulanca për trasporte jo urgjente, pa paisjet dhe pa personelin që formon ekipin e ndërhyrjes për pacientët në gjendje të rëndë.
  • ambulanca me personelin, vullnetarë e punonjës të përgatitur profesionalisht për ndihmën e shpejtë.
  • ambulanca me një mjek në gjendje të përballojë e të zgjidhë rastet më të vështira
  • në rastet kur shihet e nevojëshme, është e mundur të ndërhyhet me njërin nga helikopterët e ndihmës së shpejtë të Rajonit Emilia Romagna.

Nuk është e vërtetë që mjafton të trasportohet i sëmuri në spital. Ka të sëmurë që mund të kenë nevojë për një ndërhyrje në një spital të paisur me aparatet e nevojëshme për një rast të caktuar ndërhyrjeje, dhe jo në spitalin më të afërt.
Nuk është e vërtetë  që ndihma mund të jepet vetëm në spital, por mund dhe duhet të fillojë menjëherë kur gjendja e të sëmurit është shumë e rëndë.

Të japësh të dhëna të sakta  nuk dotë thotë të humbësh kohë, përkundrazi, të fitosh kohë.
Nganjëherë do të thotë të shpëtosh jetën e një njeriu.